Rreshjet e rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme jo vetëm në qarkullimin e automjeteve, por edhe në disa zona të thella të Dibrës si: Kala e Dodës, Selishtë, Lurë që akoma janë të bllokuara.
 
Megjithëse autoritetet vendore po përpiqen të zbllokojnë situatën, problemet e krijuara në disa zona janë si pasojë e moskontraktimit me kompanitë e mirëmbajtjes dimërore që nga informacionet e deri tanishme po punojnë thjeshtë për humanizëm, siç është edhe rasti i djeshëm i kthimit në normalitet të rrugëve brenda qytetit të Peshkopisë ndërsa aksi nacional Peshkopi - Qafë e Buallit është normalizuar dhe qarkullohet me zinxhirë.
 
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për disa zona historikisht të bllokuara në kohë dimri siç është Stëbleva e shumë fshatra përreth ku trashësia e deborës ka arritur lartësinë 60 cm.
 
Sipas Prefektes së Qarkut Dibër gjatë gjithë natës dhe ditës Shtabi i Emergjencave dhe gjithë makinerit borëpastruese ndodhen në terren dhe po punohet që në disa zona ku ka munguar energjia elektrike ajo të rikthehet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)