Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në qytetin e Peshkopisë, ku një fëmijë vetëm 6-vjeç ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë porta prej hekuri e shtëpisë.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit, ku në spitalin e Peshkopisë, familjarët kishin çuar pa shenjë jete 6-vjeçarin.

Blutë bëjnë me dije se pas ekspretizës mjeko-ligjore në trupin e fëmijës  ishin konstatuar dëmtime fizike në kokë.

Mësohet se 6 vjeçari me inicialet A.S banues në lagjen "Sule", njësia administrative  Fushë-Çidhën, Dibër,  kishte shkuar tek shtëpia e dajës së vet në fshatin Blliçe-Dibër, dhe duke luajtur në oborr me portën e hekurit me shina është shembur porta  duke e goditur në kokë, goditje e cila rezultoi fatale për të.

Grupi hetimor  vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com