Një prokuror në Dibër ka rënë preh e dhunës nga roja e godinës së Gjykatës dhe shkak për këtë është bërë një vend parkimi.
Sipas policisë së Dibrës, ka qenë Arben Zeqja 53-vjeç i cili është konfliktuar me prokurorin T.D. të ambientet e parkimit të automjeteve të Gjykatës dhe Prokurorisë ku i ka prerë rrugën në mes prokurorit që ka qenë duke parkuar automjetin e tij privat.
Pas zënkës me fjalë, 53-vjeçari ka goditur me grusht prokurorin i cili pas konfliktit ka njoftuar policinë e cila ka prangosur Zeqajn dhe ka filluar procedimin penal ndaj të vëllait.
Ja njoftimi zyrtar i policisë Dibër.
Konfliktohet me Prokurorin, arrestohet në flagrancë.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij,(punonjës i sigurisë i Gjykatës Dibër).
Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës“ dhe “ Kundërshtim dhe goditja e Prokurorit dhe Gjykatesit“, të parashikuara nga nenet 316 dhe 237 te Kodit Penal, i shtetasit:
Arben Zeqja, 53 vjeç, lindur dhe banues në Peshkopi- Dibër.
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
T. Z, 56 vjeç, me detyrë punonjës i sigurisë në Gjykatën e rrethit gjyqesor Diber, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës “ dhe “Goditjes për shkak të detyrës“, të parashikuara nga neni 248 dhe 237 të Kodit Penal , pasi :
Keta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin për shkak të një konflikti të çastit janë konfliktuar me Prokurorin pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër, shtetasin T.D, në sheshin e parkingut të automjeteve të Gjykatës së rrethit Dibër.
(Shtetasi i arrestuar kishte parkuar automjetin e tij privat në parkingun e Prokurori- Gjykatës, ku më pas kishte parkuar edhe Prokurori, duke i bllokuar rrugën shtetasit të arrestuar.
Shtetasi i arrestuar është konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht me Prokurorin, por pa i shkaktuar dëmtime fizike Prokurorit, ku në konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij që punon në gjykatë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com