Policia e Dibrës ka goditur këtë të enjte 3 raste të Informalitetit dhe ka proceduar penalisht tre persona.
Konkretisht SH.M 45 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Organizim i lotarive pa leje” pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ë tij iu gjetën dy makineri të lojtave të fatit pa dokumentacionin përkatës.Të dyja paisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndersa SH.H 54 vjeç banues në fshatin Tomin, Dibër u procedua për veprën penale “ Shkelja e të drejtave të pronesisë industriale”, pasi, në lagjen “Treg“, i'u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale CD, të cilat i shiste pa dokumentacion përkatës.
Sakaq, L.XH-së 36 vjeç, banues në Lagja Treg, Qyteti Peshkopi, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen treg , Qyteti Peshkopi, u kap në flagrancë duke tregtuar atlete te markave të ndryshme, pa dokumentacion përkatës të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t'i kalojë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të metejshme .
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com