DIBER - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Selishtë në rrethin e Dibrës.
Viktima është shtetasi Fiqiri Lela 54 vjeç, ndërsa mësohet se automjeti tip Fuoristradë, me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash. 54-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkaq, kanë qenë banorët e zonës ata të cilët njoftuan policinë dhe familjarët e viktimës për ngjarjen e rëndë.
Burime pranë policisë pohojnë se shkak i aksidentit mund te këtë qenë drejtimi në gjendje të dehur të automjetit.
(eb/Gre.M/Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA