Dibër, ndjekje penale për
dy inspektorë të ISSH-së

Dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale për Sigurimet Shoqërore Dibër, H.K dhe F.S, janë proceduar për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës".

Të dy këta inspektorë, në bashkëpunim, kanë falsifikuar dokumentet, duke iu dhënë pension dy shtetaseve L.K dhe N.P, të cilat kanë përfituar pension përkatësisht prej 5 dhe 4 viteve. Edhe këto dy të fundit janë proceduar gjithashtu me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. 

Në këtë kuadër u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen L.K, 66 vjeçe, banuese në Burrel, pasi ka falsifikuar dokumentet zyrtare dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar padrejtësisht pension për rreth 5 vjet. Vepër penale kjo e parashikuar nga nenet 145 e 191 të Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve, në lidhje me këtë vepër penale të kryer nga shtetasja L.K, u referuan materialet hetimore në Prokurori, për shtetasen H.K. 49 vjeçe  banuese në Tiranë, me detyrë, Inspektore në D.R.S.Sh. Dibër, sepse nuk ka berë verifikimin e të dhënave. 
  
Gjithashtu në vijim të veprimeve u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen N.P, 66 vjeçe, banuese në Burrel, pasi ka falsifikuar dokumentet zyrtare dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar padrejtësisht pension për rreth 4 vjet.

Si dhe në lidhje më këtë vepër penale të kryer nga shtetasja N.P, u referuan materialet hetimore në Prokurori për shtetasen F.S , 57 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në D.R.S.Sh. Dibër, pasi nuk ka bere verifikimin e të dhenave. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion