Policia e Dibrës ka parandaluar sot një vrasje. Një i ri në Dibër është dhunuar nga dy persona, konkretisht babë e bir dhe shkak për këtë është një bërë një konflikt që dy familjet kishin prej kohësh me njëra-tjetrën.

Sipas të dhënave të policisë, sapo në komisariat ka mbërritur informacioni, efektivët kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë bërë të mundur prangosjen e babait dhe ndjekjen në gjendje të lirë për djalin e tij.

Policia thotë se në këtë ngjarje është përfshirë Shkëlqim Murrja 50 vjeç dhe djali i tij A.M. 16 vjeç.

Babë e bir  në bashkëpunim me njëri-tjetrin  kanë goditur me sende të forta Rr. S , 22 vjeç, pasi mes dy familjeve  Murrja dhe Skuka vazhdon  një konflikt i hershëm   për të cilin Shkelqim Murrja më datën 10.01.2016  është arrestuar  nga Policia e Dibrës si i dyshuar  për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” së A. S. e cila është dhe motra e shtetasit Rr. S.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)