Ndaj 37- vjeçarit H.L, banues në Selishtë të Dibrës, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, pasi është kapur nga policia duke transportuar 6 metër kub lëndë drusore.

37- vjeçari është kapur në fshatin Blliçë, pasi ka qenë duke transportuar lëndën drusore pa dokumentacionin përkatës.

Blutë e Dibrës kanë sekuestruar lëndën drusore dhe kamionin tip “IFA”, ndërsa mbi 37- vjeçarin rëndon akuza e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  në zbatim të Planit të masave  për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, kanë evidentuar e goditur një tjetër rast.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit:

 •H.L, 37  vjeç, banues në Selishtë, Dibër.

Procedimi penal  ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi në  fshatin Blliçe, është kapur nga policia duke transportuar 6 metër kub  lëndë drusore me  automjetin kamion tip "IFA", pa dokumentacionin përkatës.
Materialet  do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër ,  për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”  parashikuar nga  neni  205,  i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com