PESHKOPI – Rreth 300 të rinj në qytetin e Peshkopisë kanë protestuar për vendimin e qeverisë për mbulljen e filialit të fakultetit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”. 

Studentë dhe stafi pedagogjik i filialit të Peshkopisë kanë bërë thirrje që të rishikohet vendimi i marrë për këtë filial të shkollës së lartë pasi ai është në kundërshtim me interesat e komunitetit. Kjo protestë ka zgjatur rreth një orë.

Ministria e Arsimit dhe Sporteve vendosi pezullimin e programeve universitare në filialin e universitetit “A.Moisiu”, të 63 programeve të studimit në universitete publike të rretheve, si dhe 7 filialeve të tyre.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)