Policia e Dibrës ka gjetur dhe sekuestruar sot dy armë kallashnikovë, një sasi municionesh në lagjen ‘Gjok Doçi” të qytetit të Peshkopisë dhe lëndë narkotike ndërkohë që ka shpallur në kërkim një person.
 
Siç raporton policia lokale, dy armët kallashnikovët janë gjetur në një kosh mbeturinash, ndërsa 130 bimët kanabis sativa janë gjetur në vendin e quajtur quajtur “Melore”, në fshatin Zerqan ku ëhstë shpallur në kërkim kultivuesi i tyre.
 
Armët e zjarrit janë sekuestruar dhe do të dërgohen në laboratorin kriminalistik  shkencor në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)