Një 70-vjeçare humb në Rinas, familjarët kërkojnë ndihmë! Gjendet pas denoncimit në Report Tv

Një 70-vjeçare humb në Rinas, familjarët kërkojnë ndihmë! Gjendet pas denoncimit në Report Tv

Makbule Hida

70-vjeçarja Makbule Hida humbi mëngjesin e sotëm kontaktet me familjen. Familjarët denoncuan në Report Tv humbjen e të moshuarës, e cila vuan nga skleroza. 70-vjeçarja u gjet falë denoncimit në Report Tv dhe tani ndodhet pranë familjarëve.

Ajo është e veshur pikërisht si në këtë foto e cila është e shkrepur pak orë para se ajo të humbte kontaktet. Makbule Hida, 70-vjeçe, zbriti nga avioni në Rinas pasi sapo kishte ardhur nga Brukseli dhe humbi kontaktet me familjarët. Një grua tjetër e ka shoqëruar deri te taksitë dhe aty humbi kontaktet. 

Por, pas denoncimit në Report Tv, dikush kishte parë 70-vjeçaren dhe ka telefonuar familjarët. 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'

Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'