Dibër/ 4 të sëmurë të izoluar nga bora, 20 banorët e fshatit Shumbat hapin me lopatë rrugën

Dibër/ 4 të sëmurë të izoluar nga bora, 20 banorët e fshatit Shumbat hapin me lopatë rrugën

Banorët e fshatit Shumbat në Dibër, duke hapur e pastruar rrugën me lopatë

20 banorë të fshatit Shumbat në Dibër janë detyruar këtë fundjavë që të organizohen me lopata e të hapin dhe pastrojnë 3 km rrugë nga dëbora, për të mundësuar për në spital transportin me furgon të 4 të sëmurëve.

Banorët kanë treguar se fadroma ka hyrë dhe ka hapur vetëm disa dhjetra metra, e më pas është kthyer. 

Situata është e njëjtë edhe në fshatrat e tjerë të njësisë Sllovë. Edhe në Dipjakë banorët kanë dalë të hapin vetë rrugë, që deri më tani rezultojnë të pakalueshme nga masa e dëborës.

Banorët e këtyre fshatrave janë vizituar nga deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, i cili ka kërkuar nga institucionet vendore e qendrore të ndërhyjnë urgjent në hapjen e rrugës, si dhe të ndihmojnë me ushqime për këta banorë.

Banorët e fshatit Shumbat, të mobilizuar për hapjen dhe pastrimin e rrugës nga dëbora

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë