Dibër- Një 55 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka tentuar të vriste me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij.
Ngjarja ka ndodhur pasi dy bashkëfshatarët po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Selishtë
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Imer Capa 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.
Dosja i kaloi prokurorisë së Dibrës për hetime.