DIBËR- Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi ditën e djeshme bashkë me 4 shokë të tjerë kanë bërë për spital bashkëmoshatarin e tyre, por më pas janë lënë të lirë, duke u vënë nën hetim për ‘plagosje të lehtë me dashje’, të kryer në bashkëpunim.
Sipas njoftimit zyrtar policia ka ndaluar Argen Tukajn 18 vjeç dhe Danjel Dikollarin 19 vjeç, të cilët bashkë me 4 shokët e tyre të ndaluar ditën e djeshme kanë goditur me sende të forta një 17-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, të cilat nuk bëhen me dije nga polica e Dibrës.