DIBER - Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Bulqizë-Peshkopi, ku për pasojë ka dalë nga rruga një furgon me pasagjerë, ndërsa janë plagosur 3 persona.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Ura e Topojanit, ku mësohet se furgoni tip “Mercedez” me targa AA 410 IO, brenda të cilit ndodheshin 10 pasagjerë,  ka dalë nga rruga si pasojë e ngricave dhe akullit.

Për pasojë janë plagosur lehtë tre persona, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

furgoni

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)