Trupi i një femre të panjohur pjesërissht të dekompozuar, është gjetur paraditen e kësaj të premteje në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në fshatin Zall-Dardhë të Dibrës.
Një bari i zonës, ka njoftuar në sallën operative të drejtorisë së policisë se kishte vënë re në vendin e njohur me emrin "Cekat e Zall-Dardhës", trupin e një personi të seksit femër.
Menjëherë në këtë drejtim është nisur një grup hetimor, që ka vënë re se në mes të lumit Drin një trup i një personi kishte ngecur në një trung peme të rrëzuar në ujë.
Hetuesit kanë vënë re se trupi ishte pjesërisht i dekompozuar dhe se mund të kishte në ujë rreth 15 ditë.
Policia ka konstatuar kufoma është e seksit femër, e pa identifikuar, rreth 30 vjeçe, ku ka të veshur një bluzë ngjyrë të bardhë, pantollona të zeza, çorape me lule.
Ekspertët nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e femrës së gjetur, ndërsa ajo tashmë është transportuar në morgun e Peshkopisë, për veprime të mëtejshme.
Policia thotë se nuk ka denoncim për zhdukjen e ndonjë femre gjatë kësaj periudhe në qarkun e Dibrës.
Për të identifikuar trupin e femrës, policia ka vënë në dispozicion numrin e telefonit 069 41 10 214, që i përket sallës operative të drejtorisë së Policisë së Dibrës
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com