Rrugët e fshatrave janë të hapura në qarkun e Dibrës, me përjashtim të Lurës e cila është ende në izolim. Energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të territorit. Në ndihmë të elektricistëve të Dibrës kanë shkuar 3 grupe nga Kavaja dhe Durrësi, për të përshpejtuar riparimin e defekteve.
Ndërkohë ngricat kranë krijuar probleme në rrugën e Arbrit. Si dhe ka pasur rrëshqitje të vazhdueshme gurësh nga shpati i malit në asfalt në segmentin Qafa e Buallit - Bulqizë duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve që qarkullonin në të, informon gazetari i Report Tv Mahir Jangulli.
Kjo problematikë është konstatuar në mënhyrë të vazhdueshme që kur është ndërtuar për shkak se skarpatat anësore nuk janë mbuluar me rrjetë e beton siç po bëhen segmentet e fshatit Plan i Bardhë në Klos e Shkalla e Tujanit në Tiranë.

Komente

