Dibër, ish-kreu i PD: Nuk do të bëj
fushatë për Sherefedin Shehun

Dibër, ish-kreu i PD: Nuk do të bëj<br />fushatë për Sherefedin Shehun
Kandidati i PD Sherefedin Shehu, në garën për Bashkinë e Dibrës, nuk do të ketë me vete në fushatë kryetarin e degës lokale Rrahim Kaleci, i cili i shkarkua në prill pas vendimit të kryesisë së PD për të ristruktuaruar degën.

Në një deklaratë për mediat, Rrahim Koleci thekson se nuk do të marr përgjegjësi për drejtimin e fushatës në Dibër.

Jam një anëtar i thjeshtë i Partisë Demokratike. Theksoj që vota ime shkon për kandidatin e Partisë Demokratike, por unë nuk do të marr përgjegjësi për drejtimin e fushatës. Unë kam vendosur që këtë radhë të mos jem në Dibër. Do të shkoj vetëm për të votuar”, thotë Rrahim Kaleci.

Rrahim Kaleci tregon ka vendosur të mos bëjë fushatë për Sherefedin Shehun, pasi ky i fundit pati deklaruar se përgjegjësia për humbjen një vit më parë është e Kalecit

Vendimi për të mos marrë pjesë në fushatë është shoqëruar me akuza publike për blerje nga kundërshtari, por Rrahim Kaleci ka vendosur që të ngrejë padi kundër tyre.

Do të përballen me kallëzimin që unë do të depozitoj pranë Prokurorisë së Tiranës, por edhe një padi civile në Gjykatën e Tiranës”, shprehet ai.

Partia Demokratike hyn në zgjedhjet e Dibrës pa përfunduar ristrukturimin e degës lokale

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur