Dibër- Operacioni për arrestimin e Klodian Mazarit, i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh, nuk shkoi sipas parashikimit për efektivët e Dibrës.

Gjatë aksionit për ta vënë në pranga, polici i forcave ‘Shqiponja’ Gentjan Meda u godit nga 35-vjeçari i njohur edhe me mbiemrin Llomi. I riu i dënuar në Itali, e ka shtyrë nga muri efektivin, i cili ka marrë lëndime të rënda.

Efektivi Meda është sjellë me helikopter për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 45-vjeçari ndodhet në gjendje stabël. Edhe pse koshient ai po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipi mjekësor, për shkak të lëndimeve që ka pësuar në kokë.

Klodian Mazari banues në fshatin Kërçisht të Maqellarës është dënuar nga Gjykata e Apelit të Romës ku i ka mbetur për të vuajtur edhe 6 vite, 7 muaj e dy ditë burg. Por, ai do ta vuajë dënimin në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit e ka njohur vendimin e Gjykatës së Apelit në shtetin fqinj.

Veprat penale për të cilat 35-vjeçari është shpallur fajtor, janë kryer në zonën e Casertës midis viteve 2016 dhe 2017.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas të kërkuar, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Dibër, në orët e para të mëngjesit të sotëm, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vendimi”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Maqellarë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Klodian Llomi (Mazari).,  35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht, Maqellarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të  Romës në Itali, ku  ka  për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor G.M., gjatë kapjes së personit në kërkim është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore.

Punonjësi i policisë është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:07
Report Tv siguron foton, ja kush është trafikanti që hodhi policin nga muri në Dibër

1772618804_klodianlllomi.jpg

Foto: Klodian Llomi

Report Tv ka siguruar foton e Klodian Llomi (Mazari) i cili hodhi nga muri policin e ‘Shqiponjave’ gjatë një aksioni për kapjen e tij.

35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për nga Italia për Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ai tentoi të arratiset, por u arrestua pas ngjarjes.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/03/2026 03:58

    Tani denimit te Italise shtoini dhe akuzat dhe denimin perkates per tentative arratisje e goditje te policit ne detyre dhe denimi per veprimet ne Shqiperi te mos i bashkohet atij italian,por t'i vuaje njeri-pas tjetrit ne menyre konsekutive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?