Dibër/ Konflikt për pronën...sherr mes të rinjve, përfshihen edhe prindërit! 2 të plagosur, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Dibër/ Konflikt për pronën...sherr mes të rinjve, përfshihen edhe prindërit! 2 të plagosur, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Foto ilustruese

DIBËR- Një sherr mes dy familjeve në Dibër ka përfunduar me dt të plagosur, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim.

Burime zyrtare i thanë Report Tv se fillimisht zënka ka nisur mes dy fëmijëve, 29 dhe 20 vjeçar dhe më pas kanë ndërhyrë edhe prindërit e tyre. Shkak për këtë ka qenë një konflikt i mëparshëm për pronat. Si pasojë e zënkës kanë mbetur të plagosur 29-vjeçari me inicialet I. Gj. dhe një nga prindërit, D. Rr. jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë janë arrestuar M. Gj., 56 vjeç dhe D. Rr., 48 vjeç,  si dhe është shpallur në kërkim policor A. Rr,

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Dhunim i banesës”. Ndërkohë, edhe në Sarandë, ditën e djeshme ka pasur një sherr mes dy familjeje si pasojë e konflikteve më të hershme për pronën. nga ky sherr mbetën të plagosur 3 persona.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/05/2020 16:46

    Shtazë Homo Erectus!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Riaktivizohet zjarri në Dropull, punohet me mjete rrethanore! Rezikohen banesat

Riaktivizohet zjarri në Dropull, punohet me mjete rrethanore! Rezikohen banesat