KSAMIL- Dy familje janë konfliktuar për çështje pronësie, ku kanë përfunduar të plagosur 3 persona nga thikat dhe mjetet e forta të përdorura.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH-së për të analizuar ngjarjen.

Në Komisariatin e Sarandës janë shoqëruar dy persona, ndërkohë që 3 të plagosurit  I. L., F. P dhe P.L, janë duke marrë mjekim në spitalin e Sarandës e janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen.