Dibër/ Lejoi prerjen e pyjeve në ‘Liqenin e Bataçes’, nën hetim përgjegjësi i Sektorit Kontrollues dhe Inspektues të Bashkisë! Policia: Kishte dijeni, s’informoi

Dibër/ Lejoi prerjen e pyjeve në ‘Liqenin e Bataçes’, nën hetim përgjegjësi i Sektorit Kontrollues dhe Inspektues të Bashkisë! Policia: Kishte dijeni, s’informoi

Pamje nga liqeni i Kacnisë, ku ka ndodhur prerja e paligjshme e pyjeve

Dibër- Nuk informoi strukturat e Policisë për prerjen e paligjshme të pyjeve në fshatin Kacni të Dibrës, merret nën hetim Përgjegjësi i Sektorit të Strukturës Kontrolluese-Inspektuese në Bashki.

Komisariati njoftoi sot (6 Shtator) se referoi materialet në Prokurori për veprën penale "shpërdorimi i detyrës", në ngarkim të zyrtarit vendor me inicialet G.S., 62 vjeç, banues në Njësinë Administrative Tomin.

Në cilësinë e përgjegjësit të sektorit për inspektimet në Bashkinë Dibër, dyshohet se ka lënë qëllimisht aktivitetin e prerjes së pyjeve në zonë.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka pasur dijeni për aktivitetin e paligjshëm të prerjes së pyjeve që kryhej në vendin e quajtur "Liqeni i Bataçes", në fshatin Kacni, por nuk ka ushtruar kompetencat ligjore që ligji e ngarkon me përgjegjësi dhe nuk ka informuar strukturat e Policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjithashtu theksohet se po vijojnë hetimet bashkë me Prokurorinë, për të zbuluar personat e tjerë që janë përfshirë në aktivitetin e paligjshëm dhe dëmtimin e mjedisit, identifikuar dhe kapur të dyshuarit.

Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi më13 Gusht, Policia e Dibrës referoi materialet në Prokurori për veprën penale "shpërdorimi i detyrës", edhe për zyrtarin H.K., 58 vjeç, banues në fshatin Selishtë, po për lejimin e prerjes së pyjeve në këtë zonë atraktive turistike.

Në momentin e procedimit, i dyshuari mbante detyrën e Inspektorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Kullotave në Bashkinë Dibër.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?