DIBËR- Pas plagosjes me armë zjarri dje në Dibër të 46-vjeçarit Agron Delishi, Besnik Selxhaferi është vënë në prangat e policisë. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim Esmerald Selxhaferi si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, i cili është edhe vëllai i Besnikut.
Konflikti ka nisur ditën e djeshme për një motiv banal, dyshohet se vëllai i Besnikut punonte si gomist në një servis dhe mesa duket nuk i kishte pëlqyer puna në mjetin e tij.
Në ato momente ka nisur edhe konflikti i cili ka vijuar me plagosje. Në kërkim nga ky konflit përpos Esmerald Selxhaferi është shpallur edhe djali i tij i cili ndodhej sëbashku me xhaxhain, Besnik Selxhaferi (i arrestuari) në momentin që ndodhi plagosja.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.