Dibër, qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë poseduesi

Dibër, qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë poseduesi

Arma dhe fisheket e kapur në Dibër

Dibër- Shërbimet e Komisariatit të policisë kanë arrsesatuar  në flagrancë Sadi. R,18 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën në makinë, 1 armë zjarri automatik dhe 190 fishekë.

Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë apo mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative se një person lëvizte me armë zjarri kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i poseduesit, Sadi. R, 18 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip 'Benz', në pjesën e bagazhit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
-1 armë zjarri automatik
-190 fishekë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?