Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Vasies, në Kala të Dodës ku një elektriçist i zonës Lulzim Shehu, ka humbur jetën.

Sipas policisë ishte duke kryer punimet për ndërrimin e një shtylle, kur gjatë ndërhyrjes në linjën elektrike, shtylla është rrëzuar duke e zënë poshtë.

Për pasojë, Shehu ka humbur jetën në vendngjarje. Pas nxjerrjes së trupit, ai është nisur drejt morgut të Spitalit Rajonal të Dibrës.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Më datë 05.11.2026, rreth orës 11:45, në fshatin Vasie, Dibër,  shtetasi L .Sh., rreth 60 vjeç, me profesion elektriçist, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve për vënien e një shtylle elektrike, është rrëzuar shtylla dhe për pasojë e ka zënë poshtë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.