Edhe protestuesit në Burrel kanë vijuar me bojkotin e mësimit dhe po djegin degë pemësh e sende të tjera në rrugë. Ndërkohë policia ka nisur me shoqërimin e njërit prej tyre.

Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë thyer derën e një furgoni të policisë, duke kërkuar lirimin e protestuesit të shoqëruar.

Sipas raportimeve, nxënësit e gjimnazit “Pjetër Budi” janë mbajtur brenda ambienteve të shkollës, për të mos iu bashkuar protestës së zhvilluar nga nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”.


Lajmi kryesor:

LIVE - Protestuesit bllokojnë rrugët e Tiranës, ulen këmbëkryq! Policia u liron rrugën te Ministria e Arsimit, vijon marshimi (VIDEO)