DIBËR – Miftar Losha 54 vjeç dhe kushëriri i tij Albert Losha 35 vjeç janë dy viktimat e radhës në galeritë e minierave shqiptare. Dy kushërinjtë po punonin në minierën e Selishtës në Dibër kur gjatë punës pasditen e sotme i ka zënë poshtë një masiv dheu.
Kanë qenë punonjësit e tjerë dhe banorët e fshatit që u kanë ardhur në ndihmë. Fillimisht nga galeritë është nxjerrë trupi i Miftarit, ndërsa Alberti ka ndenjur për pak orë i bllokuar. Më pas është minatorët kanë mundur të nxjerrin dhe trupin e Albertit.
Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri i Spitalit të Traumës që ka marrë dy minatorët. Por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë rrugës për në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Administratori: Miniera palicensë dhe pa kushte sigurie
Aksidenti tragjik ndodhi pikërisht në një ditë pushimi si e sotmja, ndërsa administrator i njësisë vendore të Selishtës, Mirjan Elezi në një lidhje telefonike për A1 Report sqaron se miniera është e palicensuar dhe nuk plotësonte as kushtet minimale të sigurisë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Inspektorati i Punës i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
17:30 Ndërrojnë jetë rrugës për në spital dy minatorët
Dy minatorë kushërinjë kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda të marra gjatë një aksidenti në punë në minierën e Selishtës në Dibër.
Miftar Losha me detyrë drejtues teknik në këtë minierë dhe Albert Losha ishin duke punuar në një nga galeritë e minierës.
Ata u plagosën nga shkëputja e një masivi dheu, ku për disa orë Albert Losha mbeti bllokuar. Dy minatorët ndërruan jetë gjatë transportimit he helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
16:05 Aksident në minierën e Dibër
Ngjarja tragjike në minierën e Selishtës në Dibër ka ndodhur rreth orëas 16:00.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Kanë qenë punonjësit e tjerë dhe banorët e fshatit që u kanë ardhur në ndihmë. Fillimisht nga galeritë është nxjerrë trupi i Miftarit, ndërsa Alberti ka ndenjur për pak orë i bllokuar. Më pas është minatorët kanë mundur të nxjerrin dhe trupin e Albertit.
Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri i Spitalit të Traumës që ka marrë dy minatorët. Por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë rrugës për në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Administratori: Miniera palicensë dhe pa kushte sigurie
Aksidenti tragjik ndodhi pikërisht në një ditë pushimi si e sotmja, ndërsa administrator i njësisë vendore të Selishtës, Mirjan Elezi në një lidhje telefonike për A1 Report sqaron se miniera është e palicensuar dhe nuk plotësonte as kushtet minimale të sigurisë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Inspektorati i Punës i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
17:30 Ndërrojnë jetë rrugës për në spital dy minatorëtDy minatorë kushërinjë kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda të marra gjatë një aksidenti në punë në minierën e Selishtës në Dibër.

VIDEO