Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit është dëmtuar totalisht, pasi ka pësuar shembje të mëdha duke bërë që në të, të mos ketë qarkullimin mjetesh.

Rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 1.3 mln euro, i nisur një vit më parë.

Tenderi është hapur nga drejtoria rajonale e ARRSH Shkodër, ndërsa projekti është zbatuar nga  kompania “ULZA” sh.p.k. Aktualisht ky objekt mbetet i pakolauduar dhe i pa marrë në dorëzim, çka pritet të kërkojë tjetër financim nga autoritetet për të riparuar dëmtimet. Supervizionin e këtij aksi do e ketë në dorë Nikollaq Mihali.

Kjo rrugë ka qenë vazhdimisht problematike përsa i përket shembjeve, ku që prej vitit 2010 ishte thuajse e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.