Bulqizë/ Vritet me kaçavidë 26-vjeçari pas një konflikti të çastit! Arrestohet autori

BULQIZË- Dritan Manjani, 26-vjeç humbi jetën në spital mbrëmjen e së hënës, 14 gusht 2023, pasi u godit me kaçavidë nga bashkëfshatari i tij, Dorjan Dema. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 22:00 në fshatin Homesh të njësisë administrative Shupenzë në Bulqizë.

Banorët e përshkruajnë viktimën, si djalë punëtor që shkonte shpesh në Greqi për të siguruar të ardhura për familjen dhe nuk ishte njeri konfliktual.

“Nuk dimë asgjë si ka ndodh. Kjo ka qenë rastësi, se dimë si ka ndodh. Ai ka qenë djalë shumë i mirë”, tha një banore e zonës.

Sa i përket ngjarjes, mësohet se konflikti ka nisur verbalisht në një lokal të fshatit, ku autori, Dorjan Dema qëndronte në tavolinë me 4 shokë të tij, ndërsa viktima, Dritan Manjani në tavolinë tjetër. Dëshmitarët tregojnë se konflikti është nxitur nga 30-vjecari Dema, i cili disa ditë më parë ishte rrahur me djalin e xhaxhait të Dritan Manjanit.

"Kam qenë në vendngjarje pa ndodh sherri. Ishin duke ngrënë e pirë 5 veta. Ne pimë kafe me të ndjerin që vdiq. Pimë kafe dhe u largova. I lash duke pirë, ishin bashkë, 5 vetë, përfshirë edhe këtë që kanë vrarë viktimën. Unë dhe viktima ishim në atë lokal me një tavolinë tjetër. Ne pimë kafe, unë u largova. Viktima ishte aty me ata. Po rrinte veçantë, nuk u bashkua me ata", tha dëshmitari.

Më pas 26-vjecari Manjani është larguar për në banesën e tij, por Dema i ka shkuar me makinë në oborr, duke i kërkuar sqarime. Aty e ka goditur me kaçavidë në trup, duke i shkaktuar plagë të shumta, ndaj ndërroi jetë disa orë më pas në spital.

"Kanë ardhur në orën 12 e 30, ka qenë duke ngrënë bukë viktima. Kanë ardhur jashtë dhe i kanë rënë burisë, aty e kanë plagosur”, thotë ai.

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të krimit, Dorjan Dema, i cili akuzohet për vrasje me dashje. Gjithashtu janë shoqëruar dëshmitarë okularë dhe familjarë për të zbardhur të plotë motivet dhe rrethanat e krimit të rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
FOTO/ Kush është 30-vjeçari që vrau me kaçavidë të riun në Dibër

1692088750_dorjandema.jpg

Report Tv ka siguruar foton Dorjan Dema, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjani, në orët e vona të mbrëmjes së datë 14 gusht në fshatin Homesh të Dibrës. 30-vjeçari u arrestua nga uniformat blu pas vrasjes së të riut me një kaçavidë pas një konflikti mes tyre, me fjalë ofenduese.

Ora 10:15
Vrasja në Dibër, fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhi autori dhe më pas e vranë

Një fqinj flet për Report Tv për vrasjen në Bulqizë. Ai thotë se ishte në kafe me viktimën pak para se të ndodhte ngjarja. Ai thotë se ishte në një tavolinë me 26-vjeçarin Dritan Manjani dhe më pas ishte larguar. Po në atë lokal kishte qenë edhe autori Dorjan Mema, që sipas qytetarit nga aty ka nisur konflikti që shkoi deri në vrasje.

“Kam qenë në vendngjarje pa ndodh sherri. Ishin duke ngrënë e pirë 5 veta. Ne pimë kafe me të ndjerin që vdiq. Pimë kafe dhe u largova. I lash duke pirë, ishin bashkë, 5 vetë, përfshirë edhe këtë që kanë vrarë viktimën. Unë dhe viktima ishim në atë lokal me një tavolinë tjetër. Ne pimë kafe, unë u largova. Viktima ishte aty me ata. Po rrinte veçantë, nuk u bashkua me ata. Aty ka nis konflikti. Kanë ardhur në orën 12 e 30, ka qenë duke ngrënë bukë viktima. Kanë ardhur jashtë dhe i kanë rënë burisë, aty e kanë plagosur”, thoët ai.

Ndërkohë, një tjetër fqinjë thotë se 26-vjeçari ishte një djalë shumë i mirë.

“Nuk dimë asgjë si ka ndodh. Kjo ka qenë rastësi, se dimë si ka ndodh. Ai ka qenë djalë shumë i mirë”, tha ajo.

Ora 09:12
Vrasja në Bulqizë, Report Tv siguron foton e viktimës

1692083851_dritandema.jpg

Report Tv ka siguruar foton e viktimës në Bulqizë. Dritan Manjani u qëllua me kaçavidë pas një sherri me fqinjët. Një ditë më parë, autori Dorjan Mema ka qenë duke shkuar në shtëpinë e djalit të xhahit të Dritan Manjanit, për t’u zënë. Viktima Dritan Manjani i ka dalë para për të ndaluar por është qëlluar me kaçavidë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 15/08/2023 13:59

    c'jane keta ndyresira qe vrasin shoket,,te vvaret ne litar..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë