"Dibra", PD: Rama kërcënon gjyqtarët
e Kolegjit Zgjedhor që të shtyjnë datën
PS: Vetingu, zgjidhja për të tillë gjyqtarë

e Kolegjit Zgjedhor që të shtyjnë datën
PS: Vetingu, zgjidhja për të tillë gjyqtarë">
Partia Demokratika akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kërcënuar gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, me qëllim shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës.
 
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, u shpreh gjatë një konference për shtyp se Rama përdori Alekt Hysenin, i emëruar në krye të Drejtorisë Parandalimit të Pastrimit të Parave. Sipas tij, Hyseni u ka thënë gjyqtarëve se nëse nuk shtyjnë datën e zgjedhjeve, do përballen me procesin e vettingut.
 
Deklarata e plotë e Ivi Kasos:

"Alket Hyseni, Kryetari i Komisionit të Garancive Statutore në PS i cili pasi përmbushi me sukses detyrën e ngarkuar nga Edi Rama për te mos lejuar zgjedhje ne PS, u gradua prej tij si Drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka kërcënuar këto ditë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor në mënyrë mafioze e kriminale.
Kërcënimi dhe shantazhet e urdhëruara drejtpërdrejt nga Edi Rama janë kryer nga Alket Hyseni, në adresë te gjyqtarëve te kolegjit Zgjedhor me qëllim shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Dibër.

Ky ushtar i Edi Ramës u ka kujtuar njerëzve të ligjit, se nëse nuk vendosin për shtyrjen e zgjedhjeve do të përballen me hakmarrjen e Ramës në procesin e vetingut.
Nga paniku i gjykimit të qytetarëve me votë, Edi Rama po lëviz çdo gur për të shtyrë zgjedhjet nga Dibër.

Në fillim doli haptazi në mbrojtje të Shukriut, në mbrojtje të abuzimit pervers me pushtetin ku një vend pune trafikohej në këmbim të seksit, tani del kundër dekretit të Presidentit që shpall zgjedhjet e reja, dhe kërcënon gjyqtarët.

Edi Rama kërkon tu tregojë gjyqtarëve se janë në dorën e tij, dhe se do ta kenë nga pas në procesin e vetingut, me ushtarët e tipit Hyseni.
Këto kërcënime mafioze, janë akte terroriste që hedhin në erë çdo formë të demokracisë në vend, dhe shpallje lufte ndaj çdo standardi të shtetit ligjor.

Ky shantazh kriminal, është një ultimatum që Edi Rama i bën popullit; ose të pranojë klikën e tij mafioze që kërkon të uzurpojë çdo pushtet në vend, ose të ngrihet e ta rrëzojë këtë sundim krimi dhe korrupsioni.

Një ultimatum që i kërkon popullit; ose të pranojë një kryeministër që ka hequr dorë nga detyra, dhe ka prioritet drogën e pasurimin e tij, ose të ngrihet e ta hedhë në vendin e merituar.

Populli do të dijë të përgjigjet shumë shpejt, me votë e me fuqinë e sovranit në rrugë e në sheshe, për ta shkulur këtë të keqe që i ka zënë frymën vendit. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën".

 Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois