Ka më tepër se një vit që Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra refuzon në mënyrë arbitrare urdhrin e kryeministrit Berisha për rikthimin në punë të një ish vartësi të tij të quajtur Simon Ulndreaj. Ky i fundit që prej vitit 2006 ka nisur punë në DPB si Shef i Sektorit të Shoqërim-Transferimit. Por në vitin 2009 Dibra vendosi largimin e Ulndreajt nga detyra që mbante duke e transferuar pesë herë në detyra të tjera larg Tiranës dhe në detyra që nuk përputheshin me gradën e tij. Situatën e Ulndreajt e ka theksuar në mënyrë të veçantë dhe raporti i hartuar nga Departamenti i Kontrollit të Kryeministrisë në vitin 2011, madje në rekomandimet administrative të bëra nga ky raport, në pikën e parë të rekomandimeve përmendet rasti i Simon Ulndreajt. "Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve bazuar në argumentet dhe konkluzionet e dhëna në këtë raport të marrë masa të menjëhershme për kthimin e z. Simon Ulndreaj në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Transferim-Shoqërimit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Policisë, pranë DPB",- shkruhet në rekomandimin e raportit të kontrollit.
Propozimi
Duke qenë se rekomandimet e rpaorteve të hetimit administrativ të Kryeministrisë kanë natyrë urdhëruese, fill pas daljes së këtij raporti historia e Ulndreajt ka marrë një rrjedhë të paparashikuar. Pas daljes së raportit Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë Gjergj Lezhja më 27 Qershor 2011 i dërgon Drejtorit të Burgjeve Gazmend Dibra raportin e plotë dhe bashkëngjitur kërkesën e kryeministrit për zbatimin e rekomandimeve të raportit dhe në veçanti për rastin e Simon Ulndreajt. Por asgjë nuk ka ndryshuar. Një muaj më vonë në korrik 2011 Gjergj Lezhja i ka dërguar sërish një shkresë Drejtorit të Burgjeve ku "e kujton" se ka për të zbatuar urdhrin për kthimin në punë të is-vartësit të tij Simon Ulndreaj. Përpos shkresave të Sekretarit të Përgjithshëm të Berishës Gjergj Lezhja, Dibrës i kanë mbërritur edhe dy urdhra nga Ministria e Drejtësisë që të vërë në zbatim masën e rekomanduar nga kontrollorët. Por sërish asnjë veprim, Gazmend Dibra duket se nuk është shqetësuar aspak nga ultimatumi i eprorëve të tij.
Lezhja
Disa muaj pas neglizhencës dhe refuzimit arbitrar për disa muaj të urdhrit të Kryeministrit nëpërmjet Gjergj Lezhës, e detyron këtë të fundit që të dërgojë një shkresë në muajin Prill të këtij viti ku i numëron të gjitha refuzimet e bëra nga Dibra duke i theksuar edhe faktin se është në kundërshtim të hapur edhe me urdhrin e Kryeministrit Berisha. "Në përfundim të raportit ju është lënë ndër të tjera si detyrë edhe rikthimi i z. Simon Ulndreaj në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Transferim-Shoqërimeve dhe Sigurisë në Drejtorinë e Policisë në DPB. Nga ana juaj pavarësisht shkresave të përsëritura të dërguara nga ana jonë lidhur me zbatimin e kësaj mase rezulton të mos jetë ndërmarrë asnjë veprim për realizimin e saj. Në këto kushte ju sqarojmë se çdo mosveprim lidhur me zbatimin e masave të lëna në këtë raport vjen në kundërshtim të hapur me urdhrin nr.70 datë 18 Prill 2006 të Kryeministrit. Sa më sipër kërkojmë nga ana juaj zbatimin në mënyrë të menjëhershme të këtyre masave si dhe të informoni DKBAA-në në Këshillin e Ministrave brenda pesë ditëve", -shkruhet në shkresën e firmosur nga Gjergj Lezhja. Por edhe pesë ditët e ultimatumit kaluan dhe jo vetëm që Ulndreaj nuk u kthye në punë por vendin e tij e zuri një tjetër person. Madje vetë Ministria e Drejtësisë që kërkonte zyrtarisht kthimin në detyrë të Ulndreajt ka autorizuar më vonë zëvendësimin e tij nga një tjetër person.
(Lajmi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.com)
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com