Dibranët zgjedhin ne 11 shator mes
miliarderit Shehu e doktorit Rama

Dibranët zgjedhin ne 11 shator mes<br />miliarderit Shehu e doktorit Rama
11 Shtatori është mundësia që qytetarët e Bashkisë së Dibrës të tregojnë se cilën rrugë do të ndjekin. Do të mbeten majtas për të provuar shtimin e vëmendjes së qeverisë ndaj tyre apo do të rikthehen djathtas me shpresën se në të ardhmen në qeverisje mund të rikthehet një ditë Partia Demokratike.

Por përtej zgjedhjes mes të majtës apo të djathtës, zgjedhja e dibranëve është më e thjeshtë. Ata do duhet të vendosim mes një dibrani që ka jetuar e punuar pranë tyre ose një dibrani që ka zgjedhur karrierën e tij personale duke u larguar drejt Tiranës për të ndërtuar jetën larg kësaj zone.

Ata do duhet të vendosin nëse do ti japin Sherefedin Shehut një karrige ku mund të dalë në pension siç vet e deklaroi apo do ti ofrojnë mundësinë doktorit Muharem Rama për të treguar çfarë mund të bëjë për këtë zonë.

Vota e 11 Shtatorit do të përcaktojë nëse Bashkinë e Dibrës do ta drejtojë mjeku që u ka shërbyer çdo ditë të majtëve e të djathtëve pa dallim apo një miliarder që rikthehet nga Tirana ndonëse u largua jo i tillë.

Gjatë këtyre ditëve të fushatës, Sherefedin Shehu ka deklaruar me mburrje se ka aftësi të jashtëzakonshme administrative pasi ka administruar Buxhetin e Shtetit. Në asnjë rast ai gjithësesi nuk ka pranuar të rrëfehet se si ndarës i Buxhetit të Shtetit çfarë ka bërë për Dibrën në cilësinë e zv.ministrit të Financave. Më shumë se kaq, në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe tre mandatet e drejtimit të Dibrës nga demokrati Ilir Krosi çfarë alternative e ndryshimi ka përjetuar Dibra?!

Nëse Dibra sot është e varfër dhe e izoluar a mban dikush përgjegjësi?! A jep Sherefedin Shehu llogari se çfarë kanë përfituar dibranët në 8 vitet e qeverisjes së demokratëve?! Po në 3 mandatet e drejtimit të tyre në Bashkinë e Peshkopisë?! Kush është ai që e beson se varfëria në Dibër u shfaq në vitin 2015 kur drejtimin e morën të majtët?!

Angazhimi i Shehut si ndarës i Buxhetit të Shtetit nuk i ka dhënë asgjë Dibrës dhe dibranëve. Përkundrazi, çuditërisht sot Sherefedin Shehu raporton një pasuri të madhe financiare personale. Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, që ai ka plotësuar me vullnet të lirë, ka deklaruar jo pak por rreth 600 mijë euro pasuri apartamente, prona e makina.

Shehu ka në pronësi 5 apartamente njërin prej të cilëve e ka shitur vitin e kaluar. Gjatë vitit 2015 deklaron se ka shitur një apartament të mobiluar me sipërfaqe 181 metër katror për shumën 160 mijë euro. Po gjatë vitit 2015 Shehu thotë se ka likujduar detyrimet e mbetura prej 118 mijë eurosh për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 145.4 meter katror dhe garazh me sipërfaqe 31.45 meter katror me çmim blerjeje 190 mijë euro. Kandidati për Bashkinë e Dibrës posedon një tjetër apartament me sipërfaqe 83 metër katror me vlerën 30 mijë euro.

Po gjatë vitit 2015 Shehu deklaron blerjen e apartamenti tjetër në Durrës me sipërfaqe 83 meter katror me vlere 40 mije euro. Sipas dokumentit që sjell Shqiptarja.com, në vitin 2012 Shehu deklaron se ka blerë apartament banimi me sipërfaqe 130 meter katrore ne Tiranë me vlerën 35 mijë euro. Kandidati i opozitës ka lidhur një kontratë po për blerje apartamenti banimi me sipërfaqe 71 metër katror me vlerën 64 mijë euro. Shehu deklaron 52.675 euro detyrim për kredi për blerje toke në vitin 2007. Shehu është pronar edhe i një automjeti Toyota që e ka blerë 16 mijë euro. Gjatë vitit 2014 ai ka shitur dy makina tip Ford me vlerën 2.3 dhe 1.9 milion lekë.

Imagjinoni se sa i besueshëm është Sherefedin Shehu para qytetarëve dibranë kur flet për varfërinë ekstreme, për banorë që vuajnë për kafshatën e bukës dhe nuk kanë para për të likujduar faturat e energjisë apo për të blerë ushqimet më të domosdoshme.

Diçka është e sigurtë për gjithë dibranët. Nëse zgjedhin Sherefedin Shehun e dinë se do kenë një kryebashkiak në konflikt me qeverinë. Ndoshta ai do mund të shtojë pasurinë e tij personale mbi 600 mijë eurot e deklaruara por dihet se do ketë shumë pak mundësi për të bërë realitet ato që dibranët kanë nevojë, duan dhe meritojnë. Nëse zgjedhin Muharem Ramën e dinë se kanë qeverinë “Rama” nga pas dhe një kryebashkiak që do vazhdojë tu shërbejë të majtëve e të djathtëve pa dallim si dje kur ishte në dyert e spitalit të Peshkopisë. /Lexo.al

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?