Dibrani me armë në banesë, telefonata e ‘komshiut’ i çon policinë në derë (Emri)

Dibrani me armë në banesë, telefonata e ‘komshiut’ i çon policinë në derë (Emri)

Armë e fishekë banesës së shtetasit Hasan Koltraka

Dibër- Falë telefonatës së një qytetari, policia e Dibrës ka arrestuar një 53-vjeçar që mbante armë në banesë. Nga kontrolli, ka rezultuar se Hasan Koltraka, 53 vjeç banues në fshatin Arras-Dibër ka pasur në shtëpi një pistoletë TT dhe 93 copë fishekë, të sekuestruara nga policia gjatë arrestimit të tij.


Arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se ky shtetas dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT, 3 krehra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete. Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu. Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”,- sqaron policia.

Foto brenda banesës së dibranit

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?