Dy persona u arrestuan në flagrancë nga Policia e Dibrës, pasi kishin kultivuar 1 mijë e 121 bimë kanabisi te Liqeni i Lukanit, të cilat pasi u zbuluan nga blutë, u asgjësuan përmes djegies.

Sipas policisë, droga ishte kultivuar në pronë publike në territorin e Bashkisë së Dibrës.

Nga monitorimi nga ajri me dron, dy personat, Arjan Karaj 38 vjeç me banim në Kamëz, dhe Aurel Bajraktari 39 vjeç banues në fshatin Derjan të Matit u kapën në flagrancë

Policia e Dibrës në një reagim publik, apelon për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zonave rurale, që të denoncojnë çdo rast apo indicie për kultivimin e bimëve narkotike.

“Bashkëpunimi me Policinë mbetet thelbësor për parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni me pasoja penale dhe sociale”, thuhet në njoftim.