Didi: Ne hyjmë në Lazarat, ka
edhe zona të tjera me kanabis
“Policia hyn në Lazarat dhe bën punën e saj”. Deklarata është bërë gjatë ditës së djeshme nga ana e kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi, nga Korça, ku ishte i pranishëm në nisjen e fushatës kundër dhunës ndaj gruas dhe në familje.
TIRANE- “Policia hyn në
Lazarat dhe bën punën e saj”. Deklarata është bërë gjatë ditës së djeshme nga ana e kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi, nga Korça, ku ishte i pranishëm në nisjen e fushatës kundër dhunës ndaj gruas dhe në familje. Sipas Didit: “Policia ka akses të plotë dhe kontroll mbi Lazaratin”. Fshati me famë për kultivimin e kanabis sativa, sipas kryepolicit Didi, është nën autoritetin e policisë, e cila vepron atje lirisht dhe është duke kryer një punë efiçente për të parandaluar fenomenin që lulëzon atje. Për kreun e Policisë së Shtetit, Lazarati nuk është zona e vetme ku mbillet kanabis sativa.
HYRJA NË LAZARATDidi ka theksuar se policia ka kontroll mbi Lazaratin dhe zona të tjera të thella, jo vetëm sa i takon trafikut të lëndëve narkotike, por edhe fushave të tjera të krimit. “Unë besoj se Policia ka kontroll mbi Lazaratin, ashtu siç ka edhe në zona të tjera, që janë zona rurale, pra nuk është se ky kontroll është i plotë, ashtu siç mund të jetë në zonat urbane, në qendrat kryesore. Ne aktualisht jemi duke e forcuar këtë kontroll, duke e rritur praninë policore dhe duke shtrirë, siç thashë, më tepër autoritetin policor edhe në këto zona, ashtu siç janë dhe zona të tjera”, tha kreu i Policisë së Shtetit gjatë fjalës së tij, përpara gazetarëve.
Por Didi, nuk la pa thumbuar edhe median, që sipas tij e trajton Lazaratin si një çështje ekstraterritoriale, duke bërë që edhe policia pastaj ta shikojë në këtë anë. “Jeni keqinformuar dhe duke trajtuar Lazaratin në media si diçka ekstra-territoriale na detyroni dhe neve ta shohim në atë këndvështrim. Kanabis nuk ka vetëm në Lazarat, por edhe në zona të tjera rurale. Kemi dhe zona të tjera të thella që prania policore është e kufizuar për shkak dhe të terrenit dhe të situatave të ndryshme”, ka deklaruar Didi.
KRIMI NË FAMILJE Duke folur mbi situatën e krimit në vend referuar krimeve të fundit në familje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shpreh se: “Krimet e fundit në familje janë të lidhura me këtë problematikë që ne po trajtojmë. Pra, janë krime që lidhen aq sa me psikologjinë sociale, aq me një traditë familjare, ku diktati prindëror ka qenë ai që orientonte dhe jetën e fëmijëve, apo sjelljen e fëmijëve.
Në aspektin e masave policore ne kemi kohë që jemi duke vepruar në këtë drejtim, kemi bashkëpunuar siç thashë me pushtetin lokal, kemi ngritur struktura të posaçme në Policinë e Shtetit, kemi arritur të rrisim besimin e qytetarëve, por edhe të të dhunuarve, përqindjet e raportimeve në polici nga dhuna në familje janë rritur dukshëm dhe gatishmëria e policisë apo përgjigja e policisë ndaj kërkesave që bëhen ka qenë tepër efiçente”.
KUNDËR DHUNËSKëto deklarata kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi i ka bërë nga Korça, ku ka marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga
OSBE-ja në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër dhunës në familje, fenomen që sipas tij është shkaktari kryesor i krimeve të ndodhura së fundmi në familje. Në këtë takim i pranishëm ishte dhe kreu i OSBE-së, Florian Rauning dhe zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7049
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor 2024, 10:45
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor 2024, 15:33
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor 2024, 10:56
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27