Die Welt:Presidentja e Kosovës flet
 për futbollistët, "harron" azilantët

Die Welt:Presidentja e Kosovës flet<br /> për futbollistët, "harron" azilantët
Intervista e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në Televizionin Publik Gjerman ka ngjallur shumë polemika e diskutime. Në qarqet mediatike gjermane, sikurse dhe në ato kosovare intervista e Jahjagës u komentua dhe u vu përballë kritikave të mëdha pasi, ajo nuk ju përgjigj asnjërës prej pyetjeve që gazatarja i drejtoi mbi azilkërkuesit e shumtë kosovarë që ndodhen në shtetin gjerman.

Dhënja e një përgjigje rreth këtij fenomeni shqetwsues muajt e fundit ishte dhe arsyeja e thirrjes së Presidents së Kosovës në një intervistë telefonike në këtë television.

Pas intervistës, portali gjerman  Die Welt ka komentuar intervistën e Jahjagës. Në komentin që i bëhët në këtë portal, thuhet se Jahjaga u përgjigj për artistët dhe futbollistët kosovarë, por vetëm për azilkërkuesit nuk dha asnjë përgjigje.

Ja çfarë shkruan portali gjerman Die Welt
 Luftë? Miliardat si ndihmë? Jo, Presidentja Jahjaga në vend të kësaj ka dëshirë të flasë rreth artistëve dhe futbollistëve të vendit të saj në ZDF “Morgen Magazin”. Të gjitha përpjekjet për ta ndaluar atë, ishin të kota. Jahjaga është ftuar të premten në mëngjes për një intervistë të shkurtër në “Morgen Magazin” në ZDF. “Është fakt,” thotë ajo kur u pyet për arsyet e eksodit masiv të qytetarëve të saj, “Që nga fundi i luftës, Kosova ka bërë përparime të rëndësishme.” Menjëherë pas kësaj, është e qartë se Presidentja nuk është e gatshme për t’u angazhuar në “lojën” e pyetje-dhe-përgjigjeve. Ajo flet për atë që ajo don, dhe është e vështirë për t’u ndjekur rrëfimi i saj. Të rinjtë kanë një ndjenjë të stagnimit në vend, thotë ajo. Në një vend që është aq i ri, aq i gjallë, aq i pasionuar, ka shenja edhe të padurimit. Në veçanti, kur dihet se sa shembuj të tillë e të mëdhenj ka për dijetarë të suksesshëm, yje të muzikës pop dhe futbollistë. 50,000 deri në 80,000 persona nga Kosova kanë shkuar për të kërkuar azil në Evropën Qendrore – sipas vlerësimeve të vetë vendit, u theksua në një raport para se Jahjaga të fillonte të fliste. Arsyeja kryesore për azil është “varfëria ekstreme”. Shkalla e papunësisë në Kosovë është e shtrirë në 45 për qind. Investitorët janë mbajtur prapa për shkak të situatës së vështirë ligjore dhe korrupsionit mbizotërues në vend. Prezantuesja e Magazinës së Mëngjesit Anja Heyde përpiqet të ndërhyjë në mënyrë kritike me pyetje. Por “Zonja Jahjaga” vazhdon me stoicizëm. Ajo flet pakuptueshëm për arsye ndërkombëtare dhe kombëtare për situatën e keqe në vend. Investitorët janë zhdukur, lidhjet kriminale janë të pranishme. Njeriu përpiqet të bëjë diçka kundër. Po. Ende nuk arrihet një shpërthim. Jahjaga vazhdon të flasë pa i lëvizur qepallat e syrit. Pas shtatë përpjekjeve Jahjaga ndalon!
“Po! Por,” përpiqet prezantuesja Heyde. Dhe, më në fund, pas shtatë përpjekjesh më në fund arrin ta ndalë presidenten. Ku u rrodhën gjithë ato miliarda të BE-së si ndihma që nga viti 1999 deshiron ta dijë moderatorja! “E drejtë”, thotë Presidentja, “për 16 vjet, Kosova ka kapërcyer situatën e tmerrshme të luftës, me pasoja dramatike.” Më pas bjen fjala për liberalizimin e vizave, procesin e zhvillimit të vendit, mungesën e mundësive dhe lirinë për të udhëtuar. E lidhë disi me të rinjtë në Spanjë dhe Poloni, emigracionin e paligjshëm. Në fund të prezantueses mëse të hutuar të ZDF-it pas gjashtë minutash e gjysmë të rënda i mbetet të thotë vetëm një “Faleminderit për vlerësimin tuaj.”. Por Presidentja Jahjaga flet edhe më tej derisa zhduket sinjali. Për çfarë nuk merr vesh askush.

 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës