Diego Costa sherr me trainerin Conte
nuk udhëton me ekipin në Leiçeste

Diego Costa sherr me trainerin Conte<br />nuk udhëton me ekipin në Leiçeste
Tashmë sulmuesi Diego Costa duhet të mendohet mirë për të ardhmen e tij tek Chelsea pas një sherri që ka pasur me trainerin Antonio Conte lidhur me gjendjen e tij fizike.

Sulmuesi i Spanjës nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit londinez për ndeshjen e së shtunës kundër Leicester-it kampion dhe e ardhmja e tij te “blutë” është në udhëkryq, pas një debati të ndezur që ka pasur me trajnerin Conte, në lidhje me një dëmtim të pësuar nga lojtari në stërvitje.

Costa pretendon se po vuan nga një shqetësim në fund të kurrizit, por pjestarët e stafit mjekësor të Chelsea konfirmojnë se qendërsulmuesi nuk është i dëmtuar dhe Conte, normalisht, ka mbajtur krahun e të besuarve të tij.

Gjatë debatit mes Costa dhe mjekëve të klubit ka ndërhyrë edhe trajneri italian që ka kritikuar ashpër lojtarin.

Shtypi on-line në Angli shkruan se menaxheri i Costa ka nisur bisedimet me klube kineze për një marrëveshje fitimprurëse.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin