Diego Costa tek Atletico Madrid
Chelsea arkëton 65 milion euro
Atletico Madrid duket se po mbyll llogaritë sa I përket sagës Diego Costa, nënshkrimi duket I përfunduar me detajet e transfrimit nga Chelsea për një shifër rreth 65 milion euro.
Atletico Madrid duket se po mbyll llogaritë sa I përket sagës Diego Costa, nënshkrimi duket I përfunduar me detajet e transfrimit nga Chelsea për një shifër rreth 65 milion euro.
Costa kthehet në klubin spanjoll që la pas në 2014 kur Chelsea pagoi 32 milionë funte për shërbimin e spanjollit të natyralizuar.
Atletico dhe Chelsea ishin të etur për të zgjidhur situatën përpara ndeshjes së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Detaje të kontratës trgojnë se Costa do të përfitoje 170 mije euro në javë, 8 milion në vit, po aq sa merrte edhe tek Chelsea.
Costa ka refuzuar më parë mënyra më fitimprurëse nga Kina pasi ai ishte vendosur në një kthim në Atletico.
Costa ishte ende në qytetin e tij brazilian të Lagarto të mërkurën në mbrëmje, kur diskutoheshin detajet e kontratës mes klubeve.
Tashmë ai ëshët nisur për në Madrid ku ditën e sotme do të kryejë vizitat mjekësore.
Mbetet për t'u parë nëse Atletico do të marrë guximin ta prezantojë sulmuesin përpara ndeshjes me Chelsean, të mërkurën e ardhshme.
Atletico Madrid aktualisht është nën një ndalim të transferimit të lojtarëve nga FIFA deri në janar dhe si i tillë, Costa nuk mund të luajë për Atleticon deri në janar.
Megjithatë, ai do të lejohet të stërvitet me ekipin e tij të ri.
Costa ka punuar me një trajner personal në Brazil, por nuk është në formë optimale për të luajtur në ndeshje zyrtare.
Ndeshja e ardhshme ndërkombëtare ka të ngjarë të jetë një rikthim i tij në kombëtaren spanjolle, pasi Costa ishte lënë jashtë kombëtares në ndeshjet e muajit shtator për shkak të formës jo të duhur fizike.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39