Diego D'Ambrosio, berberi i presidentëve (FOTO)

Diego D'Ambrosio, berberi i presidentëve (FOTO)

Prej më shumë se 50 vjetësh një berber në Uashington ushtron profesionin e tij duke u bërë disi një legjendë. Popullariteti që ka fituar e ka bërë atë të presë flokët e shumë presidentëve amerikanë dhe udhëheqësve botërorë. 

Presidentët Donald Trump, Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton janë disa nga figurat politike që kanë qenë klientë të Diego D'Ambrosios.

D'Ambrosio, i lindur në Itali, ka prerë flokët e më shumë se 46 kryetarëve të shtetesh që nga viti 1968 në Uashington.

Diego thotë se ka qenë privilegj që u ka prerë flokët kaq shumë figurave të rëndësishme politike, por ai thotë se çdo klient është i rëndësishëm.

“Të gjithë janë njësoj. Të gjithë klientët që vijnë këtu, marrin të njëjtin shërbim”.

Në vitin 2010, kryetari i bashkisë së Uashingtonit e riemërtoi rrugën ku ndodhet dyqani i tij. Ajo që më parë ishte rruga Q, tani quhet rruga "Diego D’Ambrosio".

Klientët vlerësojnë jo vetëm punën e tij për prerjen e flokëve, por edhe përfshirjen e tij në komunitetin lokal.

Edhe pse Diego ka qenë berber për disa dekada dhe pavarësisht disa kufizimeve shëndetësore, ai nuk ka ndërmend të dalë në pension.

'Dua t'jua them shumë seriozisht: e dua punën time. I dua njerëzit, më pëlqen të shoh njerëz, më pëlqen t'u shërbej njerëzve, dhe kjo funksionon ... sepse më paguajnë", thotë duke qeshur berberi.

Askush në dyqanin e tij nuk e di sa vjeç është ai. Edhe njerëzit që punojnë me të nuk janë të sigurt nëse ai do të dalë ndonjëherë në pension.

Po cili është sekreti i Diegos?

“Mos mendo asnjëherë që je sëmurë apo i moshuar. Asnjëherë s’e mendoj se jam i moshuar”.

Diego ka në plan t’i mbajë hapur dyert e dyqanit të tij dhe thotë se fjalët "biznes i mbyllur" nuk do të ekzistojnë kurrë në fjalorin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë