Diell dhe temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e Mërkurë  vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore. Moti pritet të jetë me kthjellime dhe me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  8-10m/sek, shoqëruar  me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  6 deri 20°C

në zonat e ulëta 8 deri 28°C

në zonat bregdetare 9 deri 27°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë