Qyteti i Parisit ka hapur sezonin e përvitshëm të plazhit qytetas përgjatë lumit të Sienës, si për turistët ashtu dhe për banorët e zonës që të mund të shijojnë pak nga freskia në bregun e lumit. Plazhi është kompletuar me pemë palme, shezlonë dhe çadra në një hapësirë prej tre kilometrash në zemër të Parisit.

I ashtquajturi “Plazhi i Parisit” ofron dhe aktivitete për fëmijët dhe vjen si një mënyrë alternative për të gjithë ata që kan zgjedhur të kalojnë pushimet verore në qytet. Një ndër pushueset, e quajtur Izabela, tregon se është një ide interesante dhe alternativë e këndshme për të kaluar disa orë gjatë ditës.

Ajo ka ardhur me vajzën e saj e cila argëtohet me një ndër mini teleferikët për fëmijë dhe thotë se Parisi është shumë i bukur dhe ja vlen të jetohet aty. Fëmijët duken të lumtur ndërsa luajnë ndërsa të rriturit marrin rreze dhe pushojnë duke lexuar librat; një ditë perfekte plazhi ku mungon vetëm një kredhje në ujë.

Turistët Australianë Jill dhe Vivienne e shohin këtë si një ide artistike novelash dhe Jill thotë se të dy kanë mbetur të mrekulluar nga Parisi dhe çdo gjë që e përbën atë. Ndërsa Viviannë shton se kjo është gjëja më e bukur dhe e veçantë që kanë parë, ndonëse kanë udhëtuar në mjaft shtete të Europës, e vlersojnë Francën e sidomos Parisin si vendin me të bukur.

”Plazhi i Parisit” do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët deri në fund të gushtit.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)