Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një foto pranë pikturës së Isa Boletinit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se dielli u rikthye pas 3 vitesh 'ndarje', siç e quan ai nga kryetrimi, Isa Boletini.

Ai ka falenderuar edhe Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, i cili  e pranoi këtë kërkesë të Metës për sjelljen e pikturës në Presidencë.

"Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë!

Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.

Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin", shkruan Meta.