Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sponsorët që do të mbështesin ekipin Kombëtar të futbollit. DIGITALB do të jetë Sponsori i Përgjithshëm i ekipit Kombëtar të Futbollit për 2 vitet e ardhshme, 2014 - 2016.
Marrëveshja mes kompanisë DIGITALB dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është zyrtarizuar në konferencën e prezantimit të sponsorave në qytetin e Durrësit në prag të ndeshjes me Danimarkën që do të zhvillohet më 11 Tetor në Elbasan. DIGITALB do të mbulojë me transmetime televizive të gjitha aktivitetet dhe ndeshjet e ekipit Kombëtar, brenda dhe jashtë vendit.
Presidenti i FSHF, Armand Duka deklaroi se “Marrëveshja vjen e natyrshme, sepse si ekipi Kombëtar dhe DIGITALB janë dy produkte që bashkojnë shqiptarët, kudo ndodhen". Ndërsa Administratori i Përgjithshëm i DIGITALB, Alban Jaho tha se filozofia dhe sloganet e Shoqërisë që drejton “DIGITALB platforma e të gjithë shqiptarëve” dhe “DIGITALB ne ecim me hapin e kohës” përkojnë më ato të Ekipit Përfaqësues të Futbollit, që është i të gjithë shqiptarëve ndaj dhe kjo shoqëri zyrtarizoi mbështetjen e saj të pakushtëzuar ndër vite.
Përveç DIGITALB që do të jetë Sponsor i Përgjithshëm, ekipi Përfaqësues do të ketë edhe 6 sponsorë të tjerë mbështetës që janë: Union Bank, Uji Tepelena, Alba Trans, Spitali Amerikan, Vas Tours dhe Albpetrol.
/Shqiptarja.com

VIDEO