Rikthehen djegiet e automjeteve në Vlorë. Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës së 05:00 korrikut në lagjen 'Lef Sallata' të qytetit të Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa sipas policisë dyshohet se është djegur qëllimisht një automjet tip 'Benz' me targa AA250 JG në pronësi të Skënder Demajt.
Nga flakët mësohet se është përfshirë në pjesën e përparmë edhe një automjet tip furgon, i cili ndodhej i parkuar pranë 'Benz'-it. Ngjarja është parë nga vetë pronari i mjetit, i cili ka lajmëruar policinë, ndërsa efektivë të policisë së Vlorës dhe forcave zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Dyshimet e para sipas policisë janë që automjetit ti jetë hedhur benzinë, ndërsa po hetohet për arsyet e ngjarjes. Sipas policisë Skënder Demaj është një person pa precedent dhe i panjohur për blutë e Vlorës në ndonjë ngjarje tjetër. Edhe vetë ky i fundit në deklaratën e dhënë para policisë kur është marrë në pyetje ka mohuar të ketë konflikte, ku ka theksuar se edhe mund të jetë ngatërruar mjeti i tij.
Gjithsesi policia është duke vijuar hetimet për ngjarjen dhe zbardhjen e saj, ndërsa gjithcka ka ndodhur në një zonë ku mungojnë kamerat e sigurisë, ndërsa policia po kërkon të sigurojë pamje nga biznese që ndodhen në rrugën hyrëse dhe dalëse të vendit të ngjarjes.
Makina tip Benz qe iu vendos zjarri ne Vlore










Komente
Komento