BALLSH- Një person është arrestuar nga policia e Mallakastrës, pasi akuzohet se, pas një sherri ka djegur një makinë.
Burime zyrtare nga Policia e Mallakastrës kanë bërë të ditur se, në orët e para të mëngjesit të sotëm është vënë në pranga Bashkim Xhemalaj, 31 vjeç, banues në qytetin e Ballshit.
Arrestimi i 31-vjeçarit nga policia është bërë pasi pasi rreth orës 23:30, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur me benzinë autoveturën tip “Benz” me targa MK 4581 A në pronesi të shtetasit me inicialet A. H. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Shkurti” në qytetin e Ballshit.
Arrestimi i Bashkim Xhemalaj është bërë për akuzën e “shkatërrimit të pronës me zjarr”.
ORA 00:50 TIRANE-BALLSH, DIGJEN DY MAKINA GJATE NATES
Një makinë është përfshirë nga flakët rreth orës 23:15 në lagjen ‘5 maji’ të qytetit të Ballshit.
Sipas të dhënave të para ende nuk dihet shkaku i djegies së mjetit dhe nuk raportohet për persona të lënduar, zjarrfikësja është nisur drejt vendngjarjes dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.
Policia po punon për shkaqet e djegies së mjetit nëse ishte i qëllimshëm apo aksidentalisht.
Ndërsa po mbrëmë pas mesnate në kryeqytet është përfshirë nga flakët një mjet tip ‘Benz’ tek kthesa e Kamzës pranë shinave të trenit. Dy makina zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Si pasojë e djegies së automjetit është bllokuar për pak kohë dhe trafiku në njërën korsi të rrugës. Policia po punon për shkaqet e djegies së automjetit.

(Ne foto: Makina e djegur në Ballsh)Foto të tjera
Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com