Një shkëndijë elektrike ka dëmtuar dy automjete në Gjuhadol të Shkodrës. Për shkak të vështirësive për t'u futur në vendngjarje zjarrfikësja nuk ka mundur të shpëtojë asgjë nga automjeti i parë, ndërsa i dyti është djegur vetëm në pjesën pas. Për këtë ngjarje përgjegjësi i zjarrfikësve në Shkodër, Ridvan Bushati, është shprehur:
"Një telefonat nga një qytetar mjaftoi që efektivi të niset në vendngjarje. Informacioni ishte që ngjarja po ndodhte në Gjuhadol, por me të ardhur këtu zjarrfikësja u bllokua me 15 minuta për shkak të parkimit të automjeteve private të qytetarëve. Zjarrfikëset erdhën pas 400 metrave me këmbë, por makinë e parë nuk e shpëtuan dot, ndërsa makina e dytë është djegur vetëm në pjesën pas.
Kjo është pasojë vetëm e bllokimit të rrugëve, sidomos në lagjet e vjetra ku rrugicat janë shumë të ngushta. I bëj thirrje qytetarëve që për interesa personale mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve si ambulanca, zjarrfikësja dhe policia."
Më pas Bushati bëri dhe një thirrje: "Asnjë lloj mjeti nuk na pengon për të ndërhyrë në situata të tilla, por e vetmja mungesë është hapësira për t'u futur në vendngjarje."
Me ble zjarrfikese me te vogel Ridvan qe hyn edhe ne rrugicat e Giju-a-dolit!! Sa mire te punonte zjarrfikesja atehere kur doje ti prishje me sirena fjalimin Edi Rames tek Teatri Migjeni??!!
Përgjigju