Nga djegia e gomave të përdorura një re e madhe tymi e smogu ka përfshirë aksin Kukës- Morine pjesë të rrugës së Kombit.
Tymi ka shkaktuar probleme edhe tek banorët e fshatrave Kodër Lumë, Muje e Shtiqën. Prej më shumë se një ore flaket kane vështirësuar së tepërmi lëvizjen e mjeteve në këtë segment por edhe në shëndetin e banorëve të zonave për rreth.
Shërbimet e Zjarrfikëseve të Bashkisë Kukës kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa zona vijon të jetë e ndotur nga smogi i tymit të përhapur nga flakët.
Kush eshte autori? Apo ka ikur ne drejtim te pa ditur se parste jane mare.
Përgjigju