Digjen tre makina në veri të Kosovës, dy prej tyre me targa 'RKS'! Në pranga një serb! Zveçla: Pjesë e strukturës që ka sulmuar policinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviç, në veri të vendit. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.

Të tria veturat raportohet se u përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, ndërsa njëri rast ka ndodhur afër një çerdhe të fëmijëve në Leposaviç.

“Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviç, afër qendrës së sporteve.

Tri vetura me targa RKS ishin djegur edhe në orët e para të së premtes – një në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut.

Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për djegien e veturave në veri.

Në një postim të bërë në facebook, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se personi i arrestuar është anëtar i një organizate kriminale serbe që edhe më herët kishte sulmuar policinë e vendit. 

Raste të ngjashme në veri janë raportuar edhe në fund të vitit të kaluar - kur në veri kishte tensione lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa ilegale serbe të riregjistrohen në RKS, shkruan Rel.

Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, por edhe për shkak të arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, serbët lokalë patën ngritur barrikada.

Më pas, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për targat.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS.

Ka ardhur edhe reagimi nga Lista Serbe që ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të serbit të arrestuar, duke paralajmëruar për protesta në rast se diçka e tillë nuk ndodh. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Arrestimi i serbit për djegien e 3 makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta: E rrëmbyen njësitë e Kurtit

Lista Serbe ka kërkuar lirimin e serbit të arrestuar ditën e sotme për djegien e makinave në veri të Kosovës. Në një reagim të bërë, përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit, duke paralajmëruar se në rast të kundër do të ngriheshin në protesta.

“Pasi që mblodhëm të dhëna rreth rrëmbimit të sotëm të një serbi nga ana e njësiteve speciale të Kurtit, duam të njoftojmë se populli serb e paralajmëron Prishtinën që në rast të moslirimit të të arrestuarit në mënyrë të pabazë, të cilin sot e rrëmbyen njësitet e Kurtit në veri të Kosovës dhe nëse nuk ndalohet me maltretimin e popullit serb, atëherë do të shkaktojë reagimin e të gjithë serbëve. Të bëjmë të qartë, ky nuk do të jetë ndonjëfarë paralajmërimi porse ngritje e përgjithshme për ndalimin e represionit të Albin Kurtit mbi qytetarët e pafajshëm”, thuhet në reagim të Listës Serbe.

Ora 21:07
Arrestimi i serbit për djegien e tre makinave në veri të Kosovës, Zveçla: Pjesë e strukturës kriminale që ka sulmuar më herët policinë

1670622218_avelca.JPG

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar për arrestimin e serbit në veri të Kosovës ku u dogjën tre automjete me targa “RKS”.

 Zveçla tha se i arrestuari është pjesë aktive e strukturës kriminale të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile” që kishte sulmuar policinë e Kosovës edhe më parë.

“Siç edhe kemi thënë sa herë kanë ndodhur akte të tilla, njësitet relevante policore kanë qenë të angazhuara në identifikimin e kriminelëve që kanë kryer akte të tilla. Njëri nga ta sot është arrestuar dhe i cili përveç që ka qenë i përfshirë në djegien e veturave në veri, si pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës duke i plagosur dy zyrtarë të saj. Po ashtu organet e sigurisë kanë dëshmi për përfshirjen e tij në sulme ndaj infrastrukturës kritike të republikës.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK