Kreu marrëdhënie seksuale dhe filmoi skenën në kishë me dy gra, dënohet me 3 vite burg ish-prifti! Kryepeshkopi i 'vuri flakën' altarit

Kreu marrëdhënie seksuale dhe filmoi skenën në kishë me dy gra, dënohet me 3 vite burg ish-prifti! Kryepeshkopi i 'vuri flakën' altarit

Ish-prifti Travis Clark dhe vendgjarja

Një ish-prift është deklaruar fajtor për sjellje të turpshme pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me dy femra të tjera në një altar. Travis Clark, i cili ishte prift në Kishën Katolike të Shën Pjetrit dhe Palit të Pearl River, pranoi një akuzë krimi të turpshëm pasi u zbulua nga një kalimtar më 30 shtator 2020.

Kalimtari pa dritat e ndezura në kishë në orën 23:00 dhe vendosi të hetonte. Ata ishin afruar tek dritarja dhe kishin parë skenën tronditëse, ku shihej prifti së bashku me dy vajza të tjera duke kryer marrëdhënie seksuale. Ajo që ishte më tronditëse ishte fakti se ish-pristi po e xhironte këtë skenë, raportojnë mediat e huaja.

Prokurorët thonë se Clark u pa i zhveshur në tryezën e shenjtë me dy gra të veshura me çizme me taka të larta dhe korse. Në vendngjarje janë gjetur edhe lodra seksi dhe ndriçim skene.

Clark mori një dënim të pezulluar me tre vite burg së bashku me tre vite shërbim prove të mbikëqyrur dhe ai gjithashtu u urdhërua të paguante një gjobë prej $ 1,000 (£ 870).

Gjithashtu edhe Melissa Cheng, 30-vjeç dhe Mindy Dixon, 43-vjeç, u deklaruan fajtorë për akuza në fillim të këtij viti. Pas incidentit, Kryepeshkopi Gregory Aymond tha se altari ishte përdhosur dhe urdhëroi që ai të digjej. Clark u hoq gjithashtu nga kisha.

Aymond tha: "Sjellja e tij e turpshme ishte e mjerueshme. Përdhosja e tij e altarit në kishë ishte demonike. Jam i indinjuar nga veprimet e tij”.

Në një gjykatë në qytetin e Covington, avokati mbrojtës i Clark, Michael Kennedy tha se 8,000 dollarë (6,930 £) ishin paguar tashmë në Kryedioqezën e Neë Orleans.

Në përgjigje të dënimit dhe heqjes së priftërisë së Clark, Kennedy deklaroi: "Unë besoj se ai ka shumë më pak mundësi që të gjendet përsëri në një situatë të ngjashme”.

S.S/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi: 25/11/2022 19:23

    Ky nuk i vuri flaken altarit po …..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion