Mat-Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme prifti i kishës katolike don Gianfranco Cadenelli. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije dioqeza Rrëshen me anë të një postimi në Facebook.

Prej një viti ai ishte në luftë me një sënundje të rëndë.

"U shua prifti i Maleve, don Gianfranco!

Jemi të pikëlluar t’ju japim lajmin se sonte në mbrëmje, don Gianfranco Cadenelli, doni ynë shumë i dashur, ka vdekur, pas një viti shumë të mundimshëm përballjeje me tumorin.

Kjo humbje është një trishtim i madh për familjen tonë dioqezane. Ju kërkojmë të luteni për shpirtin e don Gianfrancos dhe për të gjithë ne”, thuhet në shkrimin e publikuar.

Don Gianfranco shërbeu me një devocion të rrallë në kishat e zonës së Matit.